TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2025, 13:47

Vizita e Macron në SHBA, mediat zbardhin prapaskenat: Lideri francez kërkon që Trump të mos joshet nga Putin!

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Macron në SHBA, mediat zbardhin prapaskenat: Lideri francez

Në kohën kur shumë liderë të BE-së zbarkuan në Kiev për të kremtuar përvjetorin e luftës me një show uniteti me Ukrainën dhe me premtimet e Usrula von der Leyen se vendi do të marrë edhe 3.5 miliardë euro ndihma në mars, presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një takim me Presidentin Donald Trump.

Ai kërkon t’i tregojë Trump se në interesin e SHBA dhe Europës që të mos tregohet i dobët ndaj Vladimir Putinit gjatë negociatave të udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Macron pritet t’i mëshojë idesë se lejimi i një fitoreje të Moskës në Ukrainë do të ishte një “gabim i rëndë strategjik”.

Pas tij, kryeministri britanik Keir Starmer do të shkojë për një takim në Shtëpinë e Bardhë të enjten, në vazhdën e deklaratave të tij se Mbretëria e Bashkuar do të ishte “e gatshme” për të dërguar trupat britanike në terren në Ukrainë si garanci sigurie në rastin e një marrëveshje paqeje.

Macron shkroi më herët në rrjetet sociale se Trump nuk mund të tregohet i dobët përpara Putinit. “Ky nuk je ti, nuk është shenja jote dhe nuk është në interesin tënd”, ishte mesazhi i tij.

Vetë presidenti amerikan më herët u shpreh se Macron dhe Starmer nuk kishin “bërë asgjë” për të ndaluar luftën. Trump dhe mbështetësit e tij kanë vijuar një fushatë presioni kundër Zelensky, të vendosur për ta detyruar udhëheqësin e Ukrainës të nënshkruajë një pakt ekonomik që do t’i jepte Uashingtonit aksione të mëdha në të ardhmen ekonomike të vendit.

Lini një Përgjigje