TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2025, 11:23

Fitorja e Friedrich Merz, analisti tregon çfarë politikash do të ndjekë kancelari i ri gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja e Friedrich Merz, analisti tregon çfarë politikash do

Analisti Zejnullah Jakupi ka folur lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Gjermani ku kancelar i ri u zgjodh Friedrich Merz.

Ai shprehet se të gjithë po besojnë se Merz është një koalicion i sigurt, pavarësisht se nuk do bëjë mrekulli, por do të ketë stabilitet. Sipas Jakupit, ndonëse ende nuk është rezultati përfundimtar, nuk pritet të ketë ndryshime nëse formohet koalicioni CDU/CSU dhe SPD.

“Humbja e simpatisë ndaj Scholz bëri që shumica të kishin besim te partitë konservatore. Partia e udhëhequr nga Olaf Scholz nuk është parë më e aftë për të  udhëhequr pasi u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë po besojnë se Merz është një koalicion i sigurt, pavarësisht se nuk do bëjë mrekulli, por do të ketë stabilitet. Ndoshta duhet të ketë bisedime sa i përket energjisë, a do të hiqet dorë nga termocentralet bërthamore, sepse në këtë aspekt SPD po përshtatet diku, pasi prodhimi i energjisë alternative më tepër ishte ide e parti e gjelbër. Mendoj se do të ketë një bashkim të tre subjekteve dhe nuk mendoj se do të ketë një rezultat tjetër”, tha analisti për “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje