
Numërimi i votave në Turqi vazhdon me ritme të shpejta. Deri në orën 20:30 me atë zyrtaren, janë numëruar 52 për qind e votave. Megjithëse kandidati i Opozitës e ka ngushtuar disi diferencën, Erdogan mbete në kryesim përballë rivalit kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu.
Nga ajo që shihet deri tani, Erdogan rrezikon të shkoj në Balotazh me kandidatin e opozitës së bashkuar, pasi nga shifrat duket se ai do të bjerë poshtë kuotës 50 për qind +1, e cila është e nevojshme për të marrë postin e presidentit. Nëse gara shkon në Balotazh, Erdogan do të përballet me Kilicdaroglu më 28 maj.

Aktualisht nga 52 për qind të votave të numëruara, Erdogan kryeson me 51.96% përballë Kemal Kilicdaroglu, i cili ka 42.19%. Muharrem Ince 0.53%, ndërsa Sinan Oğan 5.33%.

Rënia në shifra e Erdogan, është reflektuar edhe në vendet në Parlament, ku koalicioni i Erdogan kryeson me 39,35 % që përkthehet në 283 deputetë. Koalicioni opozitarë renditet i dyti 21,13% ose 155 deputetë. Parti e Ince 12,39% ose 55 deputetë, ndërsa partia e Oğan ndodhet në 9,45% ose 46 deputetë.
Ende ka shumë kuti për të numëruar dhe shifrat mund të ndryshojnë. Kujtojmë se gjithsej në Turqi kanë votuar 64,190,651 qytetarë dhe aktualisht janë numëruar mbi 30 milionë vota.
Lini një Përgjigje