
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Turqi. Sot Turqia mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe sipas vendimit të Komisionit të Zgjedhjeve, afati për mbylljen e qendrave të votimit ishte ora 17.00.
Pavarësisht se orari zyrtar ka përfunduar, mësohet se në shumë qendra po votohet sepse ka shumë radhë. Janë me qindra persona që presin të votojnë. Në Turqi ndalohen exitpollet, megjithatë mbetet të shihet nëse Erdogan do bjerë nga pushteti apo do të vijojë sundimin e tij.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë votuar votat jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.
Gjithsej 191.885 kuti votimi u ngritën për votuesit në vend.
Lini një Përgjigje