TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Maj 2023, 17:41

Frikë nga manipulimi i votave në Turqi, Kilicdaroglu thirrje mbështetësve: Mos i braktisni kutitë në asnjë moment

Shkruar nga Pamfleti

Frikë nga manipulimi i votave në Turqi, Kilicdaroglu thirrje

Kandidati i opozitës në Turqi, Kilicdaroglu pas mbylljes së procesit të votimit ju ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mbrojnë kutitë e votimeve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kilicdaroglu ju kërkoi mbështetësve të tij që të mos i braktisin në asnjë moment kutitë e votimeve, nga frika se mund të ketë manipulime.  

Dua t'u bëj thirrje heronjve tanë të demokracisë. Asnjëherë mos u largoni nga kutitë e votimit, pa marrë parasysh çfarë, derisa të dorëzohet raporti përfundimtar i nënshkruar i kutive të votimit. Shfaqja e plotë dhe korrekte e vullnetit të popullit varet nga vendosmëria juaj. Do ta shihni, do t'ia vlejë lodhja juaj”, u shpreh Kilicdaroglu.

Procesi i votimit pritet të nisë brenda pak minutave dhe projeksionet e para pritet të dalin rreth orës 21:00 me atë zyrtare.

Një thirrje të tillë drejtuar mbështetësve të tij e bëri më herët dhe Erdogan i cili përballet me zgjedhjet më të  vështira të jetës së tij.

zgjedhjet turqi opozita

Lini një Përgjigje