TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Dhjetor 2023, 19:15

Vijon kaosi në Beograd/ Opozita serbe sërish protestë para KQZ-së, kërkojnë mosnjohjen e rezultati të zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Vijon kaosi në Beograd/ Opozita serbe sërish protestë para

Pas bllokimit të rrugëve të Beogradit për rreth 6 orë nga studentët, ka nisur protesta e tetë e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, e cila po mbahet para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve (KQZ).  Pas tubimit të tyre studentët i janë bashkangjitur protestës së opozitës.

Kujtojmë se që nga java e kaluar opozita serbe ka ngritur pretendimet se zgjedhjet në Beograd u vodhën dhe ka kërkuar nga KQZ-ja që të mos njoh rezultatin dhe t’i ripërsësirës ato.

Një nga opozitarët e futur në grevë urie, Janko Veselinoviç ka mbajtur një fjalim para protestuesve të mbledhur në qendër të Beogradit. Ai akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se vodhi zgjedhjet e mbajtura 8 ditë më parë.

Ai shtoi se institucionet demokratike në vend nuk ekzistojnë dhe ftoi qytetarët që të bashkohen në protestë për të shpëtuar Serbinë.

Ne që jemi këtu në grevë urie kemi një mision. Danijela, Jelena dhe Marinika janë gra të guximshme. Na japin forcë të mbledhurit, në radhë të parë studentët që kërkojnë kthimin e asaj. Aleksandar Vuçiç i vodhi zgjedhjet dhe kjo vjedhje po vazhdon prej shumë kohësh. Pa institucione demokratike nuk ka jetë në këtë vend dhe nuk ka mbijetesë të këtij populli. U bëj thirrje të gjithë njerëzve që kujdesen për një Serbi normale të jenë të guximshëm dhe të durojnë, sepse ne do të fitojmë”, tha Janko Veselinoviç.

Vijon kaosi në Beograd/ Opozita serbe sërish protestë para

Në fjalim para qytetarëve mbajti dhe opozitari, Miroslav Aleksiç i cili deklaroi se ata po luftonin për të mposhtur anomalinë në Serbi, të krijuar sipas tij nga Vuçiç dhe kasta e tij politike.

Ai gjithashtu shtoi se mbrëmë opozita nuk ka dashur që të nxiste dhunë dhe të futje brenda bashkisë së Beogradit, por theksoi se situata u provokua.

Dua të përshëndes studentët, ju jeni krenaria dhe e ardhmja e Serbisë. Ne me normalitet do ta mposhtim anormalitetin. Veprimet e policëve mbrëmjen e kaluar ishin mishërimi i policisë së Vuçiçit dhe Gashiçit. Janë ata që po e shkatërrojnë rendin kushtetues. Dhuna e ushtruar dje nuk është miratuar as nga unë, as nga Shapiç. Ne donim vetëm të futeshim brenda bashkisë për të mbajtur një fjalim nga ballkoni i saj”, tha Aleksic, raporton Danas. 

Pas Aleksiçit, Aleksandar Jovanoviç iu drejtua me një thirrje Vuçiçit për të liruar protestuesit e arrestuar mbrëmjen e kaluar, teksa ftoi qytetarët që të mblidhen dhe nesër në orë 18:00 për protestën  e radhës.

Ndërkohë nga ana tjetër, studentët kanë deklaruar se nesër, e martë, 26 dhjetor, nuk do të ketë bllokadë në Beograd, sepse studentët u kanë lënë afat pushteteve lokale deri të mërkurën. në orën 12:00 për t'i lejuar të shohin listat e zgjedhësve të cilat ata pretendojnë se janë manipuluar./Pamfleti

serbi protesta

Lini një Përgjigje