
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shpallën sot një armëpushim humanitar prej 4 orësh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Kështu deklaroi Zyra për Koordinimin e Qeverisë në Izrael, e cila tha se qëllimi i tij ishte për t iu dhënë kohë qytetarëve në Gaza që të furnizohen me ujë dhe ushqime.
“IDF po kryen pauza taktike humanitare për të lejuar civilët në Rripin e Gazës të furnizohen me ujë dhe ushqime. Sot, 25 dhjetor, u shpall një pauzë në A-Sheikh Muhammad al-Yamani West dhe Deir al-Balah midis orës 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale”, thuhet në deklaratën e IDF në platformën X (ish-Twitter).
Ndrkohë që Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza në ditët në vijim, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.
Duke folur me anëtarët e Partisë së tij Likud, Netanyahu tha se lufta nuk është afër përfundimit.
"Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim," tha zoti Netanyahu. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit", tha ai.
Lini një Përgjigje