
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në parlament, ka deklaruar se Izraeli nuk do të ketë sukses në lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza pa presion ushtarak.
Sipas tij vetëm sulmet e vazhdueshme dhe shkatërrimi i Hamasit do të bëjë të mundur lirimin e pengjeve.
"Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak. Dhe ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa presion ushtarak", tha ai.
Kujtojmë se më herët Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të luftojë dhe se do e zgjerojë luftën në ditët në vijim.
"Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim," tha zoti Netanyahu. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit", tha ai.
Lini një Përgjigje