TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2025, 13:54

VIDEO/ Ushtari rus dhe ukrainas luftojnë trup me trup deri në vdekje. Gjesti i respektit final!

Shkruar nga Pamfleti
VIDEO/ Ushtari rus dhe ukrainas luftojnë trup me trup deri në vdekje.
Ushtari rus dhe ukrainas luftojnë trup me trup deri në vdekje

Muzhiku me bajonetën në dorë dhe trupin robust, ngrihet dhe e lë të qetë ukrainasin të vdesë, i cili si të gjithë ushtarët në botë, thërret nënën e tij.

Përveç dronëve, raketave balistike dhe artilerisë teknologjike, lufta e Ukrainës ka sjellë video që ta shohim tmerrin e luftës më drejtpërdrejtë.
Një nga të cilat është episodi i një përplasjeje ‘trup me trup’ ndërmjet një ushtari rus dhe një ukrainas. Lufta bëhet me bajonetë si në kohën e Luftës së Parë Botërore, duke sjellë drithërimin e horrorit para syve tanë.
Filmimet janë bërë me kameran e trupit të ushtarit ukrainas dhe pamjet i ndjek sipas të gjitha gjasave komanda e lartë e tij në Kiev.
Luftimi është i ashpër, por më në fund rusi, që duket si me tipare mongoloide, sipas gjasave i zonave të Siberisë është i pathyeshëm.
Ushtari ukrainas dorëzohet dhe i kërkon armikut të tij ta lërë të vdesë i qetë. “Me lër të vdes o burrë. Je luftëtari më i fortë në botë, respekt për ty”.
Muzhiku me bajonetën në dorë dhe trupin robust, ngrihet dhe e lë të qetë ukrainasin të vdesë, i cili si të gjithë ushtarët në botë, thërret nënën e tij.
Pamje e imazhe që të rrënqethin për absurdin e një lufte që bëhet nga popuj e njerëz që vetëm 30 vite më parë kanë jetuar bashkë, kanë ngrënë bashkë, shkolluar bashkë dhe mandje edhe dashuruar e martuar me njëri tjetrin./Pamfleti

 

Lini një Përgjigje