TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 18:31

Video/ Aksidenti në Milano, publikohen pamjet kur tramvaji del nga shinat dhe përplaset me dyqanin

Shkruar nga Pamfleti
 

Video/ Aksidenti  në Milano, publikohen pamjet kur tramvaji del nga shinat

Një tramvaj doli nga shinat në Milano dhe u përplas me një dyqan, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 39 të tjerëve.

Shumica e të lënduarve ndodheshin brenda mjetit në momentin e aksidentit. Autoritetet raportojnë se një prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë. Tramvaji kishte hyrë në shërbim vetëm pak javë më parë dhe ishte i mbushur me pasagjerë kur humbi kontrollin, doli nga shinat dhe përfundoi mbi trotuar.

Viktima u nxor nga poshtë tramvajit. Dyshohet se bëhet fjalë për një kalimtar që po lëvizte pranë vendit të ngjarjes në çastin e përplasjes.

Pamje të regjistruara nga persona të pranishëm tregojnë momentin kur mjeti devijon nga trasa dhe godet fasadën e dyqanit.

Prokurori i Milanos, Marcello Viola, shkoi në vendngjarje dhe po përgatit hapjen e një procedimi penal për vrasje nga pakujdesia, me qëllim sqarimin e rrethanave që çuan në aksident.

 

Lini një Përgjigje