TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2023, 18:35

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pensionet nuk i ndal francezët, protestuesit i vënë flakën vendit; digjet komisariati në Rene

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pensionet nuk i ndal

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të miratuar reformën e pensioneve ka agravuar edhe më tej situatën në Francë. Protestues të shumtë mbushën rrugët e qyteteve të Francës. Në Paris, disa protestues vërshuan në rrugë dhe dogjën kontejnerët e mbeturinave, ku për pasojë policia raporton se u arrestuan 112 persona.

Por demonstrata të improvizuara dhe kryengritje pati edhe në qytete të tjera si Marsejë, Lion, Nantë dhe Rene. Në këtë të fundit, një komisariat policie u bastis dhe u dogj. Sindikatat kanë bërë thirrje për një demonstratë madhore më 1 maj.

“Kjo është hera e parë që të gjitha sindikatat së bashku u kanë bërë thirrje punonjësve që të ngrenë krye dhe rrjedhimisht vala e protestës do të jetë e paprecedent”, tha Sophie Binet, sekretare e përgjithshme e sindikatës CGT.

Sidoqoftë, tani qeveria mund t’i kalojë planet jopopullore të presidentit Macron për rritjen e moshës së pensionit në fillim të javës së ardhshme, në mënyrë që të hyjë në fuqi brenda vitit.

francë protestë pensionet

Lini një Përgjigje