TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2023, 20:15

Vdekja misterioze e Prigozhin, Putin flet për herë të parë për hetimet: Janë gjetur copa granatash në trupat e viktimave!

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja misterioze e Prigozhin, Putin flet për herë të parë

Megjithatë duke pasur parasysh kryengritjen që ndodhi 3 muaj më parë, Putin vështirë se do të lejohet Wagnerin të bjerë sërish në duart e ‘Prigozhinëve”...

Presidenti rus, Vladimir Putin një muaj e gjysmë pas vdekjes misterioze të kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po zhvillohen.

Putin tha gjatë një forum në Soçi, se në trupat e viktimave të cilët u gjetën nga brenda avionit të rrëzuar janë zbuluar fragmente granatash dore.

Ky është përditësimi i parë domethënës që kemi pasur që nga përplasja e avionit në veri të Moskës  në fund të gushtit, shkaku i të cilit ka qenë i mbuluar me mister. Asnjë nga krerët e lartë të Kremlinit nuk kanë guxuar të flasin lidhur me rastin dhe mesa duket ka qenë urdhër i Putinit.

Kujtojmë se incidenti ndodhi dy muaj pasi Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër zyrtarëve të lartë rusë, të cilët sipas tij kishin dështuar në detyrën e tyre për ët pushtuar Ukrainën.

Moska e konfirmoi vdekjen e Prigozhin në aksident pas testeve gjenetike, por nuk zbuloi shkakun e aksidentit. Shumë komentues sugjeruan se shteti rus ishte përgjegjës - por Kremlini mohoi të ishte pas rrëzimit.

Pavarësisht deklaratës së sotme të Putinint, vdekja e Prigozhin vazhdon të mbetet një mister dhe i dyshuari kryesor mbetet vetë despoti rus.

Kjo pasi Prigozhin nuk është rasti i parë. Putin ka urdhëruar ekzekutimin e të gjithë atyre personave të cilët i ka parë si rrezik për pushtetin e tij, apo kundërshtarë të mundshëm në të ardhmen.

Pavarësisht se Prigozhinin, despoti rus e mori nga rruga dhe bëri një nga njerëzit më të pasur në Kremlin, tradhtia që kreu i Wagner i bëri Putinit, qartë nuk kishte falje.

Ndërkohë sot, gati 1 muaj e gjysmë nga vdekja e Prigozhin, grupi i tmerrshëm Wagner ka humbur autoritetin, identitetin dhe forcën që kishte në kohën e tij.

Tanimë Wagner është ndarë dhe vendosur nën kontrollin e plotë të Putinit. Një tentativë për të rikthyer sërish nën patronazhin e “Prigozhinëve” grupin mercenarë, ishte ajo e djalit të Yevgeny i cili pak ditë më pari nisi negociatat me Kremlinin për t’i kaluar atij grupin që kontrollonte i ati. Megjithatë duke pasur parasysh kryengritjen që ndodhi 3 muaj më parë, Putin vështirë se do të lejohet Wagnerin të bjerë sërish në duart e ‘Prigozhinëve”

putin prigozhin

Lini një Përgjigje