TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2023, 17:21

“E korruptuar në të gjitha nivelet”, ish-presidenti i KE ‘shuplakë’ Kievit: Ukraina nuk është gati për anëtarësim në BE

Shkruar nga Pamfleti

“E korruptuar në të gjitha nivelet”, ish-presidenti i KE

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kundërshtoi anëtarësimin e nxituar të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke iu referuar korrupsionit të përhapur që, sipas tij, mbizotëron në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kushdo që ka pasur ndonjë lidhje me Ukrainën e di se ky është një vend i korruptuar në të gjitha nivelet e shoqërisë. Pavarësisht përpjekjeve, vendi nuk është gati për integrimin në BE, ka nevojë për procese masive reformuese brenda vendit”, tha ish-presidenti i KE, në një intervistë me gazetën gjermane Augsburger Allgemeine, teksa shtoi se BE kishte përvoja të këqija me disa nga “të ashtuquajturit anëtarë të rinj dhe sa ky gabim nuk duhet të përsëritet.

“Premtimet e rreme nuk duhet t’i bëhen popullit ukrainas, i cili po vuan shumë. Por një perspektivë evropiane duhet të mbahet për Moldavinë dhe Ukrainën”, përfundoi ai.

Ndërkohë në një intervistë të botuar të mërkurën në revistën gjermane Der Spiegel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se Ukraina mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030.

ukraina anëtarësimi be

Lini një Përgjigje