TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2023, 18:57

Analisti serb: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë, ndryshe do jepte dorëheqjen si President

Shkruar nga Pamfleti

Analisti serb: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist

Analisti Dushan Janjiç tha se s’kishte asnjë dyshim që në Banjskë u realizua një sulm terrorist.

Sipas tij për këtë sulm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte në dijeni, përndryshe ai do të dorëhiqej nga funksionet e tij si president.

“Kjo është loja që bëjnë këta njerëz. Mund të flasim në këtë moment për përgjegjësinë e presidentit të Serbisë, Vuçiç nëse ai nuk do të kishte qenë i informuar, ai duhet t’i kishte lënë funksionet e presidentit, por nuk ka shanse që ai të ketë qenë i pa informuar. Dokumentimi i ngjarjes do të tregojë se presidenti Vuçiç dinte për stërvitjet e paraushtarakëve serbë", u shpreh Janjiç për Euronews Albania.

Efektivi i policisë, Afrim Bunjaku i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

vucic analisti serb sulm terrorist banjske

Lini një Përgjigje