TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2024, 16:32

Varhelji: Mali i Zi është në prag të finalizimit të negociatave me BE-në

Shkruar nga Pamfleti

 

Varhelji: Mali i Zi është në prag të finalizimit të
Oliver Varhelji /

"Ka ende standarde që Mali i Zi duhet të përmbushë. Ne kemi një qeveri të re në Mal të Zi dhe një strukturë të re politike që ka filluar të operojë," tha Komisioneri Evropian.

Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelji, tha se shpreson që konferenca ndërqeveritare në qershor do ta sjellë Malin e Zi në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE).

Ai ka theksuar se vendi është në momentet finale të negociatave.

"Ka ende standarde që Mali i Zi duhet të përmbushë. Ne kemi një qeveri të re në Mal të Zi dhe një strukturë të re politike që ka filluar të operojë," tha komisioneri evropian në forumin "BE takon Ballkanin", sot në Sofje.

Ai theksoi se “nuk ka rëndësi që hapat e këtij vendimi janë të vogla”, por se fakti që ky vendim duhet marrë tani.

Varhelji tha se është në interes jetik të BE-së që zgjerimi i saj të ndodhë sa më shpejt dhe se mbledhja e Komisioni Evropian që do të dalë nga zgjedhjet e këtij viti, duhet të mirëpresë anëtarët e rinj në fund të mandatit të tij.

Ai shtoi gjithashtu se është e qartë që peizazhi gjeopolitik ka ndryshuar në tre vitet e fundit, veçanërisht që nga agresioni rus kundër Ukrainës si dhe kriza e Covid-19.

"Zgjerimi duhet të ndodhë, kjo është e qartë. Është me rëndësi jetike që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne po punojmë shumë për të mirëpritur anëtarët e rinj të BE-së.

Dera është e hapur dhe ne mund t’i arrijmë reformat e nevojshme." tha Varhelji në forum.

Ai tha gjithashtu se aktualisht janë nëntë vende kandidate, nga të cilat katër tashmë janë duke negociuar dhe tre kanë dritën jeshile për ta bërë këtë./Pamfleti

finalizimi i negociatave me be mali i zi oliver varhelji

Lini një Përgjigje