TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2024, 08:12

Rritet presioni ndaj Netanjahut, izraelitët protesta masive për dorëheqjen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Rritet presioni ndaj Netanjahut, izraelitët protesta masive për

Rritet presioni ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e tij gjatë protestave të mbajtura në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët e policisë.

Protestat në Tel Aviv vijnë teksa lufta e Izraelit në Gaza mbush gjashtë muaj dhe ushtria izraelite po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, me përjashtim të një brigade.

Është e paqartë nëse kjo tërheqje do të thoshte anulim të sulmit të paralajmëruar ndaj qytetit të Rafahut, të cilin e ka kundërshtuar ashpër edhe perëndimi. Tërheqja vjen teksa Egjipti përgatitet të presë një raund të ri bisedimesh që synojnë arritjen e një armëpushimi në një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Sulmet e Hamasit të 7 tetorit vranë rreth 1 200 izraelitë.

Pas ofensivës së Tel Avivit ndaj Gazës numërohen mbi 33 mijë viktima në radhët e palestinezëve, shumica  prej të cilëve janë gra dhe fëmijë.

netanjahu izrael protesta doreheqje

Lini një Përgjigje