TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2023, 21:15

"Ushtria po përballet me rezistencë të ashpër", Zelensky: Nëse Rusia humbet kundërofensivën, humbet edhe luftën

Shkruar nga Pamfleti

"Ushtria po përballet me rezistencë të ashpër",

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse Rusia humbet kundërsulmin, do të humbasë edhe luftën.

Për NBC News, presidenti ukrainas tha se lajmet nga vijat e frontit ishin “në përgjithësi pozitive, por shumë të vështira”.

“Populli ynë heroik, trupat tona në frontin e vijës së frontit po përballen me rezistencë shumë të ashpër. Sepse që Rusia të humbasë këtë fushatë ndaj Ukrainës, do të thosha, në fakt do të thotë humbje e luftës”, tha Zelensky.

Intervista vjen disa ditë pas fillimit të kundërofensivës së shumëpritur, që synon të dëbojë forcat e presidentit rus Vladimir Putin nga territori i pushtuar.

Kievi ka pretenduar fitore në fazat fillestare të kundërofensivës, por ende nuk ka përparim kundër mbrojtjeve të ashpra ruse në jug dhe lindje të Ukrainës.

ukraina kundeofensiva zelensky

Lini një Përgjigje