
Në Greqi kanë shpërthyer protestat për mbytjen e anijes me 400 emigrantë në Pylos të Kalamatës.
Mediat greke raportojnë se për shkak të demonstratave janë bllokuar disa rrugë. Mësohet se protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe granata blic si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur në brigjet greke, ku deri më tani numërohet të pakën mbi 79 viktima.
Incidente u regjistruan në sheshin Korai në stendën e PASOK-ut, ku marshuesit hidhnin shishe uji ndaj efektivëve.
Sindikatat e Atikës u ftuan në Sintagma, ndërsa në Propylaia, organizatat antiraciste dhe fraksionet e majta u mblodhën në Akadimias me synimin për të marshuar drejt Sintagmës. Në protestë mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i MeRa 25, Yanis Varoufakis.
Nga altoparlantët organizatorët iu referuan “të drejtës për azil dhe dështimit të politikës së emigracionit”, por edhe “trafikantëve kriminelë që shfrytëzojnë emigrantët dhe refugjatët”, duke shprehur solidaritetin e tyre me viktimat dhe familjarët e tyre.






Lini një Përgjigje