TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2023, 17:55

“13-vjeçarët gati të japin jetën”, deputetja serbe “shpërthen” ndaj Vuçiçit: Bëri deklaratë të çmendur, t’i bëhet kontroll psikiatrik!

Shkruar nga Pamfleti
“13-vjeçarët gati të japin jetën”, deputetja
Sanda Rashkoviç Iviç

Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, lëvizje kjo që e ka krahasuar me atë që bëri Adolf Hitleri në vitin 1945.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin “sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, Rashkoviç Iviç tha se kjo është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme. 

“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë. Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak ‘tet a tet’. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej. Vuçiç e pranoi planin franko-gjerman dhe tani po thotë se fëmijët serbë janë gati të vdesin kundër atyre me të cilët ai është pajtuar me atë plan”, tha Rashkoviç Iviç.

E pyetur nëse presidenti Vuçiç duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviç Iviç tha se si psikiatre, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.

“Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej”, shpjegoi deputetja.

Kujtojmë se ditën e sotme, presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se situata në Kosovë është tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin. Sipas Vuçiçit, të gjithë janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Nuk mund të fle asnjë natë. Sepse ndryshe nga ju, unë e di se çfarë ndodh çdo natë në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijët e moshës 12-13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin”, tha Vuçiç.

vucic deputete serbe deklarate e cmendur

Lini një Përgjigje