TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2023, 14:13

Shira të dendur në Itali, Roma shpall gjendjen emergjente

Shkruar nga Pamfleti
Shira të dendur në Itali, Roma shpall gjendjen emergjente

Moti i keq në Itali ka bërë që autoritetet lokale të marrin masa.

Rruga buzë lumit, e cila shkon paralelisht me Tiberin u bllokua për këmbësorët dhe çiklistët ditën e sotme, pasi niveli i lumit parashikohet të rritet për shkak të shirave të dendur.

Kjo u vendos nga Mbrojtja Civile e Romës për arsye sigurie për shkak të një rritjeje të nivelit të Tiberisë. Varkat dhe kompanitë që organizojnë udhëtime turistike kanë pezulluar aktivitetin e tyre.

Italia është goditur shpesh herë nga ngjarje ekstreme të motit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, u evakuuan 80 persona mes tyre dhe fëmijë, të cilët u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit në një zonë veriore të kryeqytetit. Gjithashtu, u njoftua se në 48 orët e ardhshme do të ketë stuhi, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta.

itali moti i keq roma merr masa

Lini një Përgjigje