
Një incident është shënuar në Forumin e Prespës që po zhvillohet këtë të enjte në Strugë. Një pjesë e skenës është shkëputur dhe ka rënë në tokë, ndërkohë që më pas moderatorja është rrëzuar. Moderatorja ishte shqiptarja Valbona Zeneli.
Kjo situatë ka shkaktuar për disa minuta panik në mesin e pjesëmarrësve në samit. Kujtojmë se ky edicion përkon me 5-vjetorin e arritjes së marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Prespë, më 17 qershor 2018, marrëveshje e cila i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Tema e këtij paneli është: Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë (Peace and Democracy versus War and Autocracy).
Lini një Përgjigje