TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2026, 15:29

Çudira nga Pentagoni, përjashtohen nga konferencat e shtypit fotografët që nxjerrin keq Pete Hegseth

Shkruar nga Pamfleti
Çudira nga Pentagoni, përjashtohen nga konferencat e shtypit
Pete Hegseth

Pentagoni ka ndaluar fotografët e agjencive të mëdha ndërkombëtare të lajmeve të marrin pjesë në konferencat për shtyp që lidhen me konfliktin ushtarak në zhvillim midis SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Sipas dy personave që kanë dijeni për çështjen dhe folën për gazetën Washington Post, vendimi u mor pasi bashkëpunëtorët e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, vlerësuan se fotografitë e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare nuk ishin “favorizuese”.

Disa agjenci të mëdha, përfshirë Associated Press, Reuters dhe Getty Images, kishin dërguar fotografë për të mbuluar konferencën për shtyp të Hegseth dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine.

Megjithatë, pasi fotografitë u publikuan nga media në mbarë botën, anëtarë të stafit të Hegseth u thanë kolegëve të tyre se nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si dukej ministri në imazhe.

Sipas burimeve të Washington Post, ndihmësit e Hegseth vendosën më pas të përjashtojnë fotografët e agjencive nga dy konferencat e radhës për shtyp në Pentagon, më 4 dhe 10 mars.

Zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, refuzoi të komentojë vendimin. Aktualisht, vetëm fotografët e stafit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes lejohen të marrin pjesë në konferencat për shtyp të ministrit Hegseth.

pete hegseth shba

Lini një Përgjigje