Ajatollah Mojtaba Khamenei, si udhëheqësi i ri suprem i Iranit, ka dhënë mesazhin e tij të parë publik që nga marrja e detyrës. Deklarata u transmetua në televizionin shtetëror iranian, ndërsa vetë lideri nuk është shfaqur ende në publik.
Në mesazhin e tij, Khamenei bëri thirrje për unitet kombëtar në një moment të tensionuar për Iranin, ndërsa paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit do të vazhdojë të mbetet e mbyllur dhe do të përdoret si mjet presioni ndaj kundërshtarëve.
“Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur si një mjet presioni dhe bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen, përndryshe do të sulmohen", tha Ajatollah Mojtaba Khamenei.
Deklarata përmbante gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara. Lideri i ri iranian tha se bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen, duke shtuar se në të kundërt ato mund të bëhen objekt sulmesh.
Mesazhi u lexua nga një prezantues në televizionin shtetëror, ndërsa Khamenei nuk u shfaq personalisht. Sipas raportimeve, ai nuk ka dalë publikisht që nga emërimi i tij në krye të Republikës Islamike pas vdekjes së babait të tij, ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei.
Lini një Përgjigje