
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi sot kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Shpallja u bë nga vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i cili personalisht i dorëzoi dekoratën Dumanit. Pas ceremonisë pas ceremonisë, DASH postoi në faqen në rrjetin social ‘X’, edhe një foto-portret me dekorimin e Dumanit (sikurse edhe për 9 të tjerët), ku ngriti lart vlerat e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.
“Urime Altin Dumanit për shpalljen si një nga 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit, si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar, me integritet, profesionalizëm dhe kurajo”, thuhej në këtë postim.
Lini një Përgjigje