TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2025, 14:51

U nis drejt Moskës, avioni i Vuçiç bën ulje emergjente; mund të mos mbërrijë në Rusi 

Shkruar nga Pamfleti
U nis drejt Moskës, avioni i Vuçiç bën ulje emergjente;
Aleksandar Vuçiç

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportuan mediat pro-qeveritare serbe.

Siç raporton gazeta Informer, avioni i presidentit serb nuk ka mundur të vazhdojë më tej drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë – përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas.

Më parë u raportua se Vuçiç po shkonte për në Moskë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një paradë për shënimin e 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.

Lini një Përgjigje