
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një reagim në Truth social drejtuar Ukrainës. Në mesazhin e tij, ai ka nënkuptuar se SHBA ka qenë gjithmon krah Ukrainës dhe nuk ka mbajtur një anë, qofë nga vetë Ukraina apo nga Rusia.
“Presidenti i vetëm që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është Presidenti Donald J. Trump. Mos harroni se kur demokratët e dobët dhe joefektiv kritikojnë, dhe Fake Neës me kënaqësi nxjerrin çdo gjë që thonë!”, tha Trump.
Më parë presidenti i SHBA, bëri një deklaratë befasuese në lidhje me Evropën dhe qëndrimin e tij ndaj Rusisë disa orë pas Samitit të Londrës për Ukrainën.
Duke këmbëngulur në politikën e tij kundër emigracionit, presidenti amerikan kërkoi në një postim në Truth Social që "të shqetësohet më pak për Putinin dhe më shumë për emigrantët që përdhunojnë, drogojnë dhe vrasin".
Siç tha ai, këtë duhet të bëjnë amerikanët “që të mos përfundojmë si Europa”.
Lini një Përgjigje