TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2025, 14:22

Makina merr para turmën e këmbësorëve në Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Nikoll Lesi

Makina merr para turmën e këmbësorëve në Gjermani,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mannheim të Gjermanisë. Një person ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me një turmë këmbësorësh.  Autoritetet gjermane raportojnë për 25 të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Bild shkruan se incidenti ndodhi ndërsa turmat u mblodhën në qytete në të gjithë rajonet, duke përfshirë Rhineland të Gjermanisë për parada për të shënuar sezonin e karnavaleve.

Të gjitha rrugët dhe urat që çojnë jashtë qytetit po monitorohen nga policia. Në lidhje me autorin e ngjarjes, ende nuk ka informacion nëse është arrestuar apo jo.

Lini një Përgjigje