TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2025, 13:57

Rusët dhe amerikanët punojnë në heshtje, CNN: Përgatitjet për takimin Trump-Putin po zhvillohen me shpejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Rusët dhe amerikanët punojnë në heshtje, CNN:
Trump-Putin 

Përgatitjet për të organizuar një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin tani janë duke u zhvilluar me shpejtësi, shkruan CNN.

Sipas CNN ka një "optimizëm të rinovuar" në Moskë se negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë tani do të zënë vendin e dytë në vend të marrëveshjeve ekonomike potencialisht fitimprurëse për SHBA-në dhe Rusinë.

Ndërkojë Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov drejtuan raundin e parë të bisedimeve SHBA-Rusi muajin e kaluar në Arabinë Saudite, duke lënë mënjanë Ukrainën.

Nga ana tjetër Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukrainë në ditët e fundit, duke thënë se ato tregojnë se Vladimir Putin nuk dëshiron që lufta të përfundojë.

Ai thotë se Ukraina po lufton për "jetën normale dhe të sigurt që meriton" dhe "për një paqe që është e drejtë dhe e besueshme".

"Ata që duan negociata nuk do të godasin qëllimisht njerëzit me raketa balistike," thotë ai.

Presidenti Trump është zotuar që të arrijë një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pas diskutimeve me liderët e dy vendeve.

Po ashtu Trump ka kërkuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky një marrëveshje për mineralet, që do i lejonte SHBA-ve akses në miliarda dollarë burime nëntokësore të Ukrainës.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt shkoi keq, ku situata ishte e tensionuar me Presidentin amerikan që kritikoi ashpër homologun ukrainas. 

trump-putin 

Lini një Përgjigje