TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2025, 12:47

'Ka frikë mos i lëndon ndjenjat e Putinit'/ Clinton përplaset me shefin e Pentagonit, i besuari i Trump i nxjerr foton

Shkruar nga Pamfleti
'Ka frikë mos i lëndon ndjenjat e Putinit'/ Clinton
Pete Hegseth dhe Hillary Clinton

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndërpret gjitha operacionet e CyberSecurity kundër Rusisë duke mos e konsideruar me Rusinë si rrezik apo sulmues potencial në fushën e sigurisë kibetnetike.

Ky vendimi ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë një përgjigje ironike nga ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. 

Clinton publikoi lajmin në rrjetin social X duke e shoqëruar me një foto dhe një koment thumbues.

 “S’ka dashur të lëndojë ndjenjat e Putinit', shkruan ajo. 

Por edhe Hegseth në një kundërpërgjigje të menjëhershme i komentoi personalisht Clintonit duke publikuar një foto të saj ku ajo shfaqet e qeshur me ministrin e jashtëm rus Lavrov, e cila në vitin 2009 ishte pjesë e përpjekjeve të administratës Obama për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë.

Vendimi i Hegseth për të ndalur operacionet kibernetike kundër Rusisë vjen në një kohë kur tensionet midis Perëndimit dhe Moskës mbeten të larta, veçanërisht në lidhje me sulmet kibernetike që ekspertët e sigurisë kanë raportuar vazhdimisht nga aktorë të lidhur me Kremlinin.

Kritikët argumentojnë se ky vendim mund të ulë mbrojtjen e SHBA-së ndaj kërcënimeve kibernetike dhe të dobësojë pozicionin strategjik të Uashingtonit në këtë fushë. 

hillary clinton pete hegseth

Lini një Përgjigje