TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2025, 13:04

Qëlloi familjarët e vrasësit të vëllait, dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi familjarët e vrasësit të vëllait, dorëzohet

Vetëdorëzohet në polici motra e boksierit të vrarë në Gjermani Besar Nimani. 33-vjeçarja ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi disa ditë më parë dyshohet se ishte një nga autorët e sulmit në një gjykatë gjermane ndaj familjarëve të të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllait të saj.

“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe po mbahet në një qendër paraburgim. Ndërkohë, 4 personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje stabël.

Lini një Përgjigje