Pas rënies së regjimit Bashar al-Assad, Amnesty International ka denoncuar shkeljet masive të të drejtave të njeriut gjatë sundimit të tij, përfshirë sulmet me armë kimike, torturat dhe zhdukjet me forcë, që përbëjnë krime kundër njerëzimit.
Gjykatës në Francë kanë kërkuar një urdhër arresti për Bashar al-Assad, duke e akuzuar për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit në një sulm kimik më 2013. Megjithatë, Assad mbetet në mbrojtje të Rusisë, një vend që nuk e lejon ekstradimin e tij për ndjekje penale.Ndërkohë, grupet opozitare siriane kanë premtuar hetime për zyrtarët e regjimit që u përfshinë në krime dhe kanë kërkuar riatdhesimin e tyre për t’u përballur me drejtësinë. Por mundësia e ndjekjes penale të Assad mbetet sfidë për shkak të mbrojtjes që ai gëzon në arenën ndërkombëtare.
Assad nuk ka gjasa të largohet nga Rusia për të shkuar në një vend ku ai mund të ekstradohet përsëri në Siri ose ndonjë tjetër që mund ta akuzojë atë për një krim.
Me ndihmën e Moskës, Bashar al-Assad arriti të arratisej nga Siria, pak para se rebelët të sulmonin Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të tij.
Bloomberg raporton në një artikullin prapaskenat e arratisjes së presidentit të rrëzuar nga Siria. Rusia, sipas burimeve të Kremlinit, organizoi që al-Assad të largohej nëpërmjet një baze ajrore ruse, ndërsa opozita siriane bëri një avancim të shpejtë në Damask.
Duke parë zhvillimet, Rusia u frikësua për fatin e aleatit të saj të vjetër e bindi al-Asadin se do të humbiste nga forcat e organizatës islamike Hayat Tahrir al-Sham. Kështu Rusia i ofroi atij dhe familjes së tij një kalim të sigurt nëse largohej menjëherë, gjë që e bëri përfundimisht.
Burimet thanë se inteligjenca ruse koordinoi nisjen. Fillimisht presidenti i rrëzuar u largua nga Damasku me një avion privat. Sipas gazetës britanike, ai nuk i ka thënë asnjë këshilltarit të tij, nga frika e një skenari tradhtie, ndërsa ka çaktivizuar dhe radarin e avionit.
Avioni ishte nisur për në bazën ajrore ruse Khmeimim në bregdetin sirian. Nga atje ai fluturoi me një avion ushtarak rus për në Moskë.
Bashar al-Assad, i këshilluar nga agjentët rusë, u ngrit në orët e para të së dielës nga Damasku, duke çaktivizuar radarin e avionit të tij personal.
Rreth asaj kohe, të dhënat e Fligthradar24 treguan se një avion që besohet se mbante Assad-in, avioni u nis për në Mesdhe përpara se të bënte një kthesë dhe të zhdukej nga radarët, duke çuar në skenarë për rrëzimin e tij të mundshëm.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha për NBC News se Assad u largua nga Siria në mënyrën më të sigurt të mundshme gjatë fundjavës. “Ai është i sigurt dhe kjo tregon se Rusia po vepron siç kërkohet në një situatë kaq kritike,” tha ai.
Lini një Përgjigje