TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2024, 09:36

Trump nominon drejtorin e rrjetit "Truth" në krye të Komitetit të Inteligjencës 

Shkruar nga Pamfleti

Trump nominon drejtorin e rrjetit "Truth" në krye të

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka nominuar të shtunën Devin Nunes, drejtorin ekzekutiv të platformës së tij të mediave sociale Truth Social, për të udhëhequr Bordin Këshillimor të Inteligjencës së presidentit, grup i pavarur brenda zyrës ekzekutive që mbikëqyr pajtueshmërinë e komunitetit të inteligjencës amerikane me Kushtetutën.

Nunes do të vazhdojë të udhëheqë Trump Media & Technology Group, kompani publike me vlerë tregu afër 8 miliardë dollarë.

Trump është aksioneri më i madh në kompani, me afër 115 milionë aksione, që aktualisht vlejnë rreth 4.2 miliardë dollarë. Nunes më parë ka shërbyer si ligjvënës republikan në Kaliforni dhe ka qenë kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.

donald trump shba

Lini një Përgjigje