TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2024, 10:06

Reuters: Grenell si i dërguar special nga Trump, do të fokusohet edhe në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti
Reuters: Grenell si i dërguar special nga Trump, do të fokusohet edhe
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe Grenell

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell emisar për misione të veçanta. Sipas Reuters Grenell do të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA’së, përfshirë edhe Korenë e Veriut.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump.

Reuters raporton se një burim i ekipit të Trump ka thënë se Grenell do të fokusohet edhe në tensionet në Ballkan.

Grenell shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani, si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e Kosovë- Serbi dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021.

Ai ishte pretendent kryesor për pozitën e sekretarit të shtetit, detyrë që e mori Marco Ruboi. Ai u përfol edhe për emisar të posaçëm për luftën në Ukrainë, për cka më pas u zgjodh Keith Kelloogg.

Trump do të marrë detyrën zyrtarisht detyrën në janar.

Presidenti amerikan mund të emërojë të dërguar presidencial apo të posaçëm për t’u fokusuar në çështje globale, kriza, apo përpjekje specifike diplomatike.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, zoti Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.

Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të zotit Trump. Pasi bëri fushatë intensive për zotin Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit, zoti Grenell ishte pretendent kryesor për postin e Sekretarit të Shtetit, por zoti Trump emëroi senatorin Marco Rubio për atë post.

Ai u përmend gjithashtu si kandidat i mundshëm për pozicionin e të dërguarit të posaçëm për luftën në Ukrainë, por përfundimisht zoti Trump zgjodhi gjeneral lejtnantin në pension Keith Kellogg për atë detyrë.

Ai ishte i pranishëm kur zoti Trump u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator. Zoti Grenell është shprehur në favor të një marrëveshjeje paqeje që do të ruante territorin e Ukrainës megjithatë do të lejonte "rajone autonome" ku Rusia mund të mbetet në kontroll.

Ai ka këshilluar gjithashtu kundër zgjerimit të NATO-s përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë – ashtu si edhe zoti Trump – se aleanca nuk duhet të zgjerohet derisa anëtarët aktualë të përmbushin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës. Anëtarët e aleancës transatlantike janë zotuar prej vitesh të shpenzojnë 2% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, por disa vende ende nuk e kanë arritur këtë objektiv.

Zoti Grenell bëri fushatë intensive për zotin Trump me votuesit arabo-amerikanë në Miçigan, ku presidenti i zgjedhur arriti të fitojë në një elektorat tradicionalisht demokratik, pavarësisht se në të kaluarën ai kishte ndaluar imigracionin nga disa vende me shumicë myslimane. Zoti Grenell organizoi aktivitete pro zotit Trump me votuesit arabo-amerikanë.

Presidentët emërojnë të dërguar të posaçëm apo presidencialë për t'u fokusuar në çështjet globale, krizat ose përpjekje specifike diplomatike. Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të SHBA-së, megjithëse sipas njoftimeve zoti Trump po konsideron mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke shpresuar të minimizojë rreziqet e konfliktit të armatosur.

richard grenell trump

Lini një Përgjigje