TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2023, 19:17

Tubimet për zgjedhjet në Serbi, studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave; kërcënojnë me bllokim rrugësh

Shkruar nga Pamfleti

Tubimet për zgjedhjet në Serbi, studentët

Ndërkohë nga ana tjetër studentët kanë kërcënuar me radikalizimin e protestës, duke paralajmëruar bllokimin e qarkullimit në Beograd, duke nisur nga dita e nesërme në orën 12:00.

Prej shtatë ditës, shtatë deputetë të opozitës serbe janë futur në greve urie për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura një javë më parë në Serbi.

Gjithashtu që nga e diela e kaluar qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Beogradit duke protestuar dhe kërkuar mosnjohjen dhe shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Nga kryesia e partisë ku po deputetët e opozitës po kryejnë grevën e urisë, deputeti i Partisë Demokratike Srgjan Milivojeviç mbajti një fjalim për qytetarët e mbledhur në protestë. Ai tha se vjedhjes së qeverisë i kishte ardhur fundi, teksa shtoi dhe pretendimin e tij se opozita fitoi zgjedhjet në Beograd.

“Sonte kemi një veprim konkret. Unë kam një mesazh për ju: Dëgjoni me kujdes ju që vodhët zgjedhjet, ky popull po ju thotë: Vjedhja mbaroi. Ne fituam këtu. Beogradi është qytet i lirë, hajduti duhet të mbajë përgjegjësi. Ne nuk do të tërhiqemi, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve dhe pastaj të zbatojmë ligjet zgjedhore”, tha Milivojeviç, nga skena e protestës.

Tubimet për zgjedhjet në Serbi, studentët

Përveç qytetarëve të shumtë edhe komentatori i njohur sportiv, Smiljan Banja ishte pjesë e protestës së sotme në Beograd. Ai mori fjalën dhe ju kërkoi të pranishmëve që të përshëndesin deputetët e futur në grevë urie. Ai shtoi se mashtrimi me zgjedhjet ishte i madh dhe se pas saj fshihet Vuçiç, teksa e krahasoi atë me Millosheviçin.

Një javë më parë ndodhi një mashtrim zgjedhor në favor të regjimit progresiv dhe me këtë dua të them Vuçiçit. I kujtoj se njërin e kemi zëvendësuar tashmë në fund të viteve nëntëdhjetë. Kërkesa është shumë e qartë, anulimi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet”, tha ai, raporton Danas. 

Ndërsa deputetja opozitare, Marinika Tepiç, e cila është në grevë urie për të shtatën ditë, doli në mesin e qytetarëve të mbledhur në protestë të cilët iu afruan dhe e përshëndetën. Protesta e sotme u organizua nga krerët e koalicionit, “Serbia Kundër Dhunës”, të cilëve u janë bashkuar edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Ndërkohë nga ana tjetër studentët kanë kërcënuar me radikalizimin e protestës, duke paralajmëruar bllokimin e qarkullimit në Beograd, duke nisur nga dita e nesërme në orën 12:00. Ata i kanë dhënë kohë qeverisë deri në 18:00 të ditës së nesërme për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërt kanë kërcënuar se bllokimi i kryeqytetit do të vazhdojë.

Kujtojmë se për shkak të parregullsive të shumta gjatë zgjedhjeve të kaluara, nënkryetarja e SSP-së Marinika Tepiç hyri në grevë urie shtatë ditë më parë, më pas asaj iu bashkuan deputetet Jelena Millosheviç dhe Danijela Grujiç dhe më pas lideri i Lëvizjes për Revolucion (PZP) Janko Veselinoviç. dhe Zheljko Veselinoviç, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Serbisë “Sloga”, si dhe dy politikanë të tjerë.

Që nga e diela e shkuar kur u mbajtën zgjedhjet në Serbi, presioni është në rritje ndaj Vuçiçit jo vetëm nga faktori i brendshëm por edhe nga ai ndërkombëtar.

vuçiç protesta serbi

Lini një Përgjigje