
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ri sjelle dhe një herë në vëmendje se shkatërrimi i sistemit shëndetësor në Gaza është një tragjedi, teksa përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ai përshëndeti punonjësit mjekësorë të Gazës që vazhdojnë punën e tyre në rrethana gjithnjë e më të vështira.
"Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi. Ne këmbëngulim në thirrjen për armëpushim Tani Përballë pasigurisë së vazhdueshme dhe flukseve të pacientëve të plagosur, ne shohim mjekë, infermierë, shoferë të ambulancave dhe të tjerë që vazhdojnë të përpiqen për të shpëtuar jetë”, tha Tedros.
The decimation of the #Gaza health system is a tragedy.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) December 24, 2023
But in the face of constant insecurity and inflows of wounded patients, we see doctors, nurses, ambulance drivers and more continue striving to save lives.@WHO and our health partners will continue working side by side… pic.twitter.com/Lq62KoQI1f
Kujtojmë se lufta në Gaza vazhdon ende me numrin e viktimave në radhët e palestinezëve që ka kaluar shifrën e 20 mijë të vdekurve. OKB nga ana tjetër po përpiqet që të arrij një dakordësin në një rezolutë të përbashkët e cila do të ushtronte presion për arritjen e një armëpushimi. Por një gjë e tillë nuk është arritur deri më tani për shkak se SHBA ka vendosur veton e saj si një nga 5 vendet përhershme të organizatës.
Lini një Përgjigje