Një veprim i tillë cilësohet nga kritikët e Putinit si dëshmi se askush me pikëpamje opozitare nuk do të lejohet të jetë kundër tij në zgjedhjet e para presidenciale që kur ai filloi luftën në Ukrainë.
Ish-gazetarja Yekaterina Duntsova i është ndaluar të kandidojë kundër presidentit Vladimir Putin për shkak të “gabimeve” në aplikimin e saj për t’u regjistruar si kandidate.
Lëvizja erdhi vetëm tre ditë pasi Duntsova, 40 vjeçe, kishte aplikuar në komisionin zgjedhor për t’u regjistruar si kandidate.
Ajo kishte planifikuar të kandidonte në zgjedhje, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe lirimin e të burgosurve politikë.
Një video e postuar nga një kanal rus i lajmeve tregoi një mbledhje të komisionit qendror zgjedhor në të cilin anëtarët e tij votuan unanimisht për të mos lejuar kandidaturën e Duntsova.
Një veprim i tillë cilësohet nga kritikët e Putinit si dëshmi se askush me pikëpamje opozitare nuk do të lejohet të jetë kundër tij në zgjedhjet e para presidenciale që kur ai filloi luftën në Ukrainë.
Yekaterina Duntsova, është një gazetare nga rajoni Tver që njoftoi kandidaturën e saj për presidencë muajin e kaluar.
Duntsova është shprehur publikisht se Kremlini duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë, të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të miratojë reforma të mëdha për të ndalur konfliktin midis Rusisë dhe Perëndimit.
Gjatë një interviste ajo tha se duhet të tregohet shumë e matur në fjalët që thotë për shkak se në Rusi ka ligje që mund të përdoren për të ndjekur penalisht kritikët e asaj që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” dhe është shprehur se është paralajmëruar të mos flasë shumë me korrespondentët e huaj.
Lini një Përgjigje