Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit, duke e paraqitur këtë si një hap të domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe përparimin e përpjekjeve diplomatike amerikane në rajon.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump deklaroi se pas përpjekjeve të SHBA-së për të zgjidhur tensionet komplekse në Lindjen e Mesme, vendet e rajonit duhet të angazhohen në mënyrë të qartë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
“Pas gjithë punës së bërë nga Shtetet e Bashkuara për të provuar ta zgjidhin këtë mozaik shumë kompleks, duhet të jetë e detyrueshme që të gjitha këto vende, të paktën, njëkohësisht, të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit”, shkroi Trump.
Ai e lidhi nismën me përpjekjet për një marrëveshje më të gjerë paqeje në rajon, përfshirë edhe tensionet me Iranin. Megjithatë, Trump përjashtoi mundësinë që Teherani të bëhet pjesë e marrëveshjeve. Trump i përshkroi Marrëveshjet e Abrahamit si një dokument historik me rëndësi globale.
“Nuk ka pasur kurrë një dokument tjetër të respektuar si ky, i nënshkruar ndonjëherë, kudo në botë”, deklaroi presidenti amerikan.
Ai kërkoi që procesi të nisë menjëherë me Arabinë Saudite dhe Katarin, duke paralajmëruar se vendet që refuzojnë të bashkohen mund të përjashtohen nga marrëveshjet më të gjera rajonale.
“Duhet të fillojë me nënshkrimin e menjëhershëm nga Arabia Saudite dhe Katari, dhe të gjithë të tjerët duhet ta ndjekin shembullin. Nëse nuk e bëjnë, nuk duhet të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pasi kjo tregon qëllim të keq”, tha Trump.
Ai shtoi se i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij që të nisin menjëherë negociatat për zgjerimin e marrëveshjeve.
“Po u kërkoj përfaqësuesve të mi të fillojnë dhe ta përfundojnë me sukses procesin e nënshkrimit të Marrëveshjeve historike të Abrahamit për këto vende”, theksoi ai.
Marrëveshjet e Abrahamit u nënshkruan gjatë mandatit të parë të Trump dhe synonin normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe disa vendeve arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun. Megjithatë, marrëveshjet kanë mbetur objekt debatesh në rajon, veçanërisht për shkak të mungesës së përparimit në çështjen palestineze dhe rezervave të disa shteteve arabe për t’iu bashkuar procesit.
Je bere GAZI I BOTES or BOLE! Ku te shkuan PORDHET or KAKAREC?! Hehee..Izramuti me arme berthamore, ndersa fqinjet e tij me lastiqe,eah. Ik or TRAP se nuk ta var kush me. LEGEN NEVOJTORESH.
Po te kene bythe, vendet arabe i thone Po marrveshjes, por me kusht qe te cmilitarizohet Izraeli nga arsenali berthamor qe ka. Pra ate qe i kerkojne Iranit, tja kerkojne dhe Izraelit. Por nuk besoj se kane bythe, e kane treguar!