Teherani i ka bërë thirrje Uashingtonit të heqë dorë nga kërkesat e tij “të tepërta” në negociatat për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se po përgatitet të marrë vendimin e tij “përfundimtar”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë me homologun e tij nga Omani deklaroi marrëveshja përfundimtare varet nga një ndryshim qëndrimi nga pala amerikane.
"Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare varet nga një ndryshim qëndrimi nga pala amerikane", tha Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.
Araghchi denoncoi kërkesat maksimaliste dhe qëndrimet kontradiktore dhe të paqëndrueshme të SHBA-së. Kujtojmë se pak më parë Donald Trump deklaroi do të merrte një vendim përfundimtar lidhur me marrëveshjen e shumëpërfolur me Iranin, teksa renditi pretendimet e SHBA-së nga ky pakt.
Lini një Përgjigje