
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugjeruar që lufta e Izraelit në Gaza duhet të marrë fund, ndërsa zemërimi ndërkombëtar rritet për mizoritë e tmerrshme të kryera: masakrat e përditshme ndaj civilëve, vrasjet e gazetarëve dhe mjekëve, dhe uria e shkaktuar nga Izraeli në enklavën palestineze të rrethuar dhe të bombarduar.
"Mendoj se brenda dy deri në tre javëve të ardhshme, do të keni një fundj mjaft të mirë dhe përfundimtar", u tha Trump gazetarëve të hënën.
Presidenti amerikan më parë ka premtuar fundin e luftës me bombastinë e tij karakteristike, por deklaratat e tij nuk janë materializuar në një armëpushim apo edhe në rrjedhën e lirë të ndihmës humanitare për popullsinë palestineze që vuan nën një bllokadë ndëshkuese izraelite.
Administrata Trump e ka furnizuar Izraelin me miliarda dollarë në armë dhe ka hedhur poshtë përpjekjet ndërkombëtare për të njohur një shtet palestinez.
“Duhet të mbarojë kjo situatë sepse midis urisë dhe të gjitha problemeve të tjera – më keq se uria, vdekja, vdekja e pastër – njerëz po vriten”, tha Trump.
Lini një Përgjigje