TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Nëntor 2024, 20:16

Trump nuk tërhiqet nga premtimet e fushatës: Do përdor ushtrinë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Trump nuk tërhiqet nga premtimet e fushatës: Do përdor

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se mund të përdorë ushtrinë për të zbatuar politikën e tij të dëbimeve masive të emigrantëve pa dokumente.

Presidenti i zgjedhur republikan foli në gjurmët e fushatës zgjedhore për shpalljen e një emergjence kombëtare të për të angazhuar ushtrinë amerikane për të ndihmuar në dëbimin e miliona njerëzve që ai mendon se ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Trump u përgjigj “e vërtetë” në një postim herët në mëngjes në platformën e tij, Truth Social, pasi një aktivist konservator kishte thënë se kishte dëgjuar raporte të tilla.

Largimi i emigrantëve pa dokumente dhe me të shkuar kriminale ka qenë një nga pikat kryesore të fushatës së Trump, e cila siç duket do të zbatohet me ardhjen e tij në pushtet.

Lini një Përgjigje