TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2026, 20:35

Trump njofton arritjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës: Palët kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet për tre ditë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump njofton arritjen e një armëpushimi mes Rusisë dhe

Teksa pret një mesazh nga ana e Iranit për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim treditor.

Armëpushimi do të nisë më datë 9 maj dhe do të zgjasë deri më datë 11 maj, në kuadër të përkujtimeve të Ditës së Fitores në Rusi.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump deklaroi se armëpushimi do të përfshijë pezullimin e të gjitha operacioneve ushtarake dhe një shkëmbim të madh të burgosurish, me nga 1,000 të burgosur të liruar nga secila palë.

Ai e cilësoi konfliktin aktual si lufta më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tha se negociatat për përfundimin e saj po vazhdojnë.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të ketë një ARMPUSHIM TRE-DITOR (9, 10 dhe 11 maj) në Luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Festimi në Rusi është për Ditën e Fitores, por po ashtu edhe në Ukrainë, sepse ata ishin gjithashtu një pjesë dhe faktor i madh i Luftës së Dytë Botërore. Ky armëpushim do të përfshijë një pezullim të të gjitha aktiviteteve kinetike, si dhe një shkëmbim të burgosurish prej 1,000 të burgosurish nga secili vend. Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë, dhe e vlerësoj shumë miratimin e saj nga Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të luftuar fort. Bisedimet po vazhdojnë për t'i dhënë fund këtij Konflikti të Madh, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump.

trump shba rusia ukriana

Lini një Përgjigje