
Një gjykatë apeli në Nju Jork i ka dhënë Donald Trump-it 10 ditë të tjera për të paguar garancinë tij, ndërsa ai apelon vendimin për mashtrim civil dhe uli shumën e nevojshme nga 464, në 175 milionë dollarë.
Ky është një shpëtim i madh për ish-presidentin, i cili, së bashku me djemtë e tij të rritur dhe kompaninë e tij, u gjobitën me më shumë se 464 milionë dollarë, duke përfshirë interesin, pasi gjyqtari Arthur Engoron zbuloi se Trump dhe të pandehurit e tij kishin fryrë me mashtrim vlerën e aseteve të tij.
Trump pati vështirësi për të gjetur mjetet për të postuar obligacionin e plotë prej 464 milionë dollarësh, totali që do t'i duhej përpara vendimit të apelit të së hënës.
Urdhri i gjykatës së apelit të Nju Jorkut në gjyqin e mashtrimit civil të Trump do të thotë që ai dhe djemtë e tij mund të vazhdojnë të drejtojnë bizneset në Nju Jork dhe të marrin kredi nga institucionet financiare të Nju Jorkut për momentin.
Vendimi i gjykatës së apelit të Nju Jorkut, largon për momentin, mundësinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, që kërkon të konfiskojë pronën e ish-presidentit për të zbatuar vendimin kundër tij.
Donald Trump vlerësoi vendimin e gjykatës së apelit, në një deklaratë jashtë sallës së gjyqit, ai tha se e respekton shumë vendimin e gjykatës.
Nga ana tjetër, Trump sulmoi gjyqtarin Arthur Engoron, i cili vendosi se ish-presidentit i duhej të paguante vendimin e plotë prej 464 milionë dollarësh, në çështjen e mashtrimit civil.
"Ajo që ai ka bërë është një dëmtim i tillë dhe nuk duhet lejuar kurrë të ndodhë. Shteti i Nju Jorkut po goditet nga vendimi i tij. Gjyqtari Engoron është një turp për këtë vend", tha Trump.
Lini një Përgjigje