TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2024, 15:59

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, SHBA për herë të parë heq veton

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për armëpushim

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza. Katërmbëdhjetë vende mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga anëtarët jo të përhershëm të vendit.

Ndryshe nga hera e kaluar, SHBA nuk ka vendosur veton por ka abstenuar.

Në rezolutën e re, sipas një versioni të parë nga AFP-ja, kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm.


Rezoluta po ashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve si dhe heqjen e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmave humanitare.

Rezoluta u hartua nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos.

Pas miratimit të rezolutës ka reaguar edhe shefi i OKB-së, i cili tha se duhet të zbatohet mënjeherë.

“Kjo rezolutë duhet të zbatohet. Dështimi do të ishte i pafalshëm”, tha ai në një postim në X.

këshilli i sigurimit okb rezoluta armepushim gaza

Lini një Përgjigje