TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2024, 12:06

Medvedev: Vritini të gjithë ata që janë të përfshirë në sulm!

Shkruar nga Pamfleti

Medvedev: Vritini të gjithë ata që janë të

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, është treguar i ashpër në deklaratat e tij, duke i dhënë forcë debatit që është rihapur në Rusi për rivendosjen e dënimit me vdekje për terrorizmin.

"Të gjithë po më pyesin mua. Çfarë do të bëni? Ata u kapën. A duhet të vriten? Është e nevojshme! Dhe do të jetë! Por është shumë më e rëndësishme të vriten të gjithë të përfshirët në sulm! Të gjithë! Kush pagoi! Ne duhet t'i vrasim të gjithë", tha Medvedev.

Sakaq katër të arrestuarit si autorë të sulmit të së premtes në Moskë, do të qëndrojnë në paraburgim deri më 22 maj. Autoritetet i deklaruan ata fajtorë për vrasjen e 137 personave dhe plagosjen e 182 të tjerëve, ndërsa Moska vijon të akuzojë Ukrainën se qëndron pas masakrës dhe se Uashingtoni po përpiqet të mbulojë këtë fakt duke akuzuar ISIS.

medvedev

Lini një Përgjigje