TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Mars 2024, 16:53

SHBA lejoi miratimin e rezolutës për Gazën, Izraeli i jep fund marrëdhënieve me Uashingtonin!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA lejoi miratimin e rezolutës për Gazën, Izraeli i jep fund

Miratimi i rezolutës që bën thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" në Gaza, nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe abstenimi i SHBA-së, duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies Izrael-Amerikë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar zyrtarisht vizitën e delegacionit izraelit në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Në një deklaratë të postuar në internet nga transmetuesi publik Kann, zyra e kryeministrit tha se vendimi është marrë "në dritën e ndryshimit në pozicionin e SHBA".

Netanyahu kishte kërcënuar më parë se do ta anulonte vizitën, e cila vjen përpara një ofensive tokësore të parashikuar izraelite në Gaza të cilën administrata Biden e ka kundërshtuar.

Ai tha se dështimi i SHBA për të vënë veton ndaj rezolutës së armëpushimit ishte një "tërheqje e qartë" nga pozicioni i saj i mëparshëm.

Abstenimi i SHBA-së 'tërheqje e qartë' nga pozicioni i mëparshëm”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se kjo do të dëmtonte përpjekjet e luftës kundër Hamasit në Gaza si dhe përpjekjet për lirimin e mbi 130 pengjeve që mbahen atje.

Kujtojmë se miratimi i rezolutës nga OKB-ja u bë e mundur pasi SHBA u përmbajt nga vetoja ndaj masës në një ndryshim nga pozicioni i saj i mëparshëm. Rezoluta e OKB-së kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Lini një Përgjigje