
Donald Trumpit i ka ngecur sharrë në gozhdë sa i takon planit për të rikthyer në pushtet opozitën ukrainase.
Ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Julia Tymoshenko kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të vendoset paqja, duke refuzuar kërkesat e Trump.
Deklaratat e tyre vijnë pas komentit të Donald Trump, i cili e quajti presidentin Volodymyr Zelenskyy një “diktator” për mosmbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Një narrativë shpesh e përdorur nga Kremlini në përpjekje për të delegjitimuar liderin ukrainas.
Përfaqësues të rrethit të Trump kanë zhvilluar bisedime me Poroshenkon dhe Tymoshenkon gjatë së mërkurës, por nga deklaratat e opozitës në Ukrainë duket se liderët nuk janë dakord me planin e SHBA për të mbajtur zgjedhje në kohë lufte.
Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa vendi është nën ligjin ushtarak dhe do të kishte sfida të mëdha në realizimin e votimit për qytetarët që jetojnë në territoret e pushtuara dhe për ushtarët në vijën e frontit.
Lini një Përgjigje