
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani ka pësuar humbje të mëdha në strukturat e tij drejtuese pas bombardimeve të fundit që kanë goditur udhëheqjen e Teheranit.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump u shpreh se tashmë “dy nivele drejtimi janë zhdukur” dhe se në skenë ka mbetur vetëm një grup i tretë drejtues.
Ai theksoi se dëmet ndaj kapaciteteve ushtarake të Iranit janë të konsiderueshme.
“Ushtria e tyre është zhdukur. Marina e tyre është zhdukur. Komunikimet e tyre janë zhdukur”, deklaroi presidenti amerikan.
Trump shtoi me ironi se, pavarësisht këtyre humbjeve, “ata po ecin shumë mirë”.
Në përfundim të deklaratës së tij, presidenti amerikan u shpreh se situata e krijuar ka rritur edhe më shumë prestigjin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
“Mendoj se në këtë moment jemi një vend më i respektuar se sa kemi qenë ndonjëherë më parë”, tha ai.
Lini një Përgjigje