TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2026, 09:07

Trump kërkon dorëzim, presidenti i Iranit përgjigjet ashpër: Do t’i marrin në varr ëndrrat e tyre!

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërkon dorëzim, presidenti i Iranit përgjigjet ashpër:

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë.

Reagimi i tij vjen pasi Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të negociojnë me Teheranin pa një “dorëzim të pakushtëzuar”.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror iranian, Pezeshkian u shpreh se presioni ndaj Iranit nuk do të ndryshojë qëndrimin e vendit.

“Ata do t’i marrin me vete në varr ëndrrat e tyre për dorëzimin tonë pa kushte”, tha ai.

Deklarata e presidentit iranian vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa ushtria iraniane vijon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe goditjet hakmarrëse ndaj disa vendeve të Gjirit.

Ndërkohë, situata politike në Iran mbetet e paqartë edhe pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei një javë më parë. Deri në emërimin e një pasardhësi, pushteti në vend po ushtrohet nga një këshill i përkohshëm prej tre personash.

Ky këshill përfshin presidentin Masoud Pezeshkian, kreun e gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe klerikun e lartë Alireza Arafi.

 

1 Komente

  1. B
    Babaxhan

    Prandaj kerkon taksa nga venet e tjera trump qe te financoje me parate e popujve budallallekun e tij

    Lini një Përgjigje