TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2025, 15:53

Trump injoron humbjen në zgjedhje dhe sulmon demokratët: Duan të fusin në kolaps vendin

Shkruar nga Pamfleti

Trump injoron humbjen në zgjedhje dhe sulmon demokratët: Duan të

Presidenti Donald Trump foli nga Shtëpia e Bardhë këtë mëngjes, përpara një takimi me senatorët republikanë, ku shpërtheu në akuza ndaj demokratëve për bllokimin e funksionimit të qeverisë federale.

Ata do ta rrëzojnë vendin nëse duhet, vetëm që të fitojnë politikisht”, deklaroi Trump, duke shtuar se “shutdown”-i po dëmton amerikanët më të zakonshëm, nga ndihmat ushqimore deri te linjat ajrore dhe bursat.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi nga republikanët që të ndërmarrin “hapat e nevojshëm” për t’i dhënë fund krizës:

Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet – të heqin filibusterin. Është mënyra e vetme për të ecur përpara”, tha ai.

Trump pranoi se mbyllja e qeverisë ka ndikuar negativisht edhe në zgjedhjet e fundit, duke e quajtur mbrëmjen elektorale “interesante, por jo të mirë për republikanët”. Megjithatë, ai theksoi se “mësoi shumë” dhe se partia duhet të tregojë vendosmëri në momentin që, sipas tij, “Demokratët po luajnë me jetën e njerëzve”.

Megjithatë presidenti zgjodhi të fliste kryesisht për mbylljen e qeverisë, duke injoruar kryesisht fitoret e demokratëve të natës së kaluar.

Në Senatin amerikan, “filibuster” është një rregull që lejon debat të pakufizuar mbi një projektligj – praktikisht duke bllokuar votimin nëse një senator vendos të flasë pa ndalim. Për t’i dhënë fund një filibusteri, kërkohet një shumicë prej 60 votash, çka shpesh pengon miratimin e ligjeve nëse njëra palë refuzon bashkëpunimin.

Presidenti Trump ka kërkuar heqjen e këtij mekanizmi, që sipas tij përdoret nga Demokratët për të “paralizuar qeverinë” dhe për të penguar politikat republikane.

Historikisht, filibusteri është përdorur si mjet i fortë politik. Rekordi më i gjatë njihet ai i Strom Thurmond në vitin 1957, që foli 24 orë e 18 minuta kundër një ligji për të drejtat civile.

Lini një Përgjigje