Në rrjetet sociale është shfaqur një foto e drejtorit të ri të CIA-s, John Ratcliffe, i cili u emëruar në këtë detyrë nga Donald Trump, duke bërë shqiponjën me duar. Kjo gjë ka tërbuar mediat serbe të cilat kanë shpërthyer në kritika ndaj kreut të ri të CIA-s.
Mediat serbe pretendojnë se akti i John Ratcliffe duke bërë me duar “Shqiponjën Shqiptare”, është sipas tyre, thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan. Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.
“Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar special në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në të gjithë SHBA”, të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan”, shkruan “Informer”.
Lini një Përgjigje